DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Star Kids

 Në botën plot ngjyra të vogëlushes Soelil 

Shpërndaje

Këtë herë në  ‘’Star Kids’’ , do ju njohim me blogeren e vogël 3-vjeçare Soleil Dalipi  nga qyteti i Durrësit. Soleil është një fëmijë shumë i ëmbël dhe energjik, që i pëlqen të pikturojë, të këndojë dhe kërcejë, por mbi të gjitha të bëj fotografi.

Prej rreth një viti, e ëma i ka hapur një profil në Instagram ku ndan me ndjekësit foto dhe video të ëmbla të vogëlushes, e cila është kthyer në një mini fashioniste.

 Në botën plot ngjyra të vogëlushes Soelil  1‘’Para një viti i kam hapur dhe faqen e saj të Instagram-it (@misssoleili), të cilën e administroj. Një ditë duke hyrë në profilin tim pashë që kur kishte lindur vajza, fotot e mia personale dhe të babit të Soleilit nuk dukeshin më, sepse Instagram-i im kishte tashme vetëm foto të Soleilit.Duke e diskutuar me bashkëshortin vendosa t’i hapja një faqe që ajo të kishte foto vetëm të sajat, video edhe ndonjë foto familjare. Më pëlqen të fotografoj dhe memorizoj çdo fazë të rritjes së saj.’’ , – rrëfen e ëma.

 Në botën plot ngjyra të vogëlushes Soelil  2Më tej ajo na tregon për ndryshimet që Soleil ka sjellë në jetën e saj : ’’Soleili është shumë e lidhur me mua , jemi dy shoqe të ngushta dhe është një fëmijë vërtetë i jashtëzakonshme e cila na kupton edhe kur lodhemi nga puna apo problemet e jetës së përditshme duke na thënë : ‘Mos u mërzisni, më keni mua!’ Ardhja e saj në jetë ka qenë vërtetë një bekim për familjen tonë.’’

Edhe pse është ende shumë herët për ta menduar profesionin e Soleil kur të rritet, e ëma e saj shpreson shumë që të jetë pjesë e botës së televizionit.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *