DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Në ditëlindjen e saj të 46-të, Angelina Jolie surprizohet nga fëmijët

Shpërndaje

Angelina Jolie  festoi këtë fundjavë ditëlindjen e saj të 46-të. Ylli i showbiz-it shijoi një darkë festive për ditëlindjen me fëmijët e saj në restorantin Los Angeles TAO të premten në mbrëmje; lajm raportuar së pari nga The Daily Mail.

“Ata patën një ditë të shkëlqyeshme duke festuar në shtëpi dhe fëmijët e befasuan atë me një darkë të veçantë jashtë shtëpie,” konfirmon një burim për PEOPLE.

Në disa fotografi të siguruara nga media e njohur , bukuroshja brune është parë në një restorant në Los Angeles, ndërsa mbante veshur një fustan të verdhë.

Kohët e fundit Jolie ka qenë e shqetësuar nga vendimi i gjykatës për ti dhënë kujdestarinë e fëmijëve ish bashkëshortit të saj Brad Pitt. Në fund të majit, gjykata vendosi që Brad dhe Angelina do të kenë të përbashkët kujdestarinë e të gjithë fëmijëve të tyre, me përjashtim të Maddox, i cili është në moshë madhore dhe vendos vetë se kë prind të frekuentojë.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *