DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Në emër të dashurisë/ Princesha e Japonisë heq dorë nga titulli mbretëror

Shpërndaje

Princesha e Japonisë ka vendosur të heq dorë nga titulli i saj mbretëror. Ajo do të martohet këtë muaj me ish-shokun e saj të jniversitetit duke hequr dorë nga statusi i saj mbretëror, njoftoi pallati perandorak sot.

Ligji i brendshëm perandorak lejon që meshkujt të martohen me gra jashtë familjes perandorake, por jo anëtaret femra. Ato duhet të heqin dorë nga statusi i tyre mbretëror kur martohen me një person që nuk është nga familje aristokrate.

Partneri i saj është me profesion avokat dhe e ushtron profesionin në Nju Jork, ku edhe çifti do të shpërngulet. Princesha Kei Komuro dhe partneri i saj do të celebrohen në gjendjen civile më 26 tetor,një datë e shënuar në kalendarin japonez, dhe që konsiderohet si ditë me fat për popullin japonez.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *