DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Në gjurmët e të ëmës, vajza e Monica Belluccit, fytyra e fushatës së Dolce&Gabbana-s

Shpërndaje

Deva Cassel vajza e Monica Belluccit  do të jetë fytyra e fushatës reklamuese të parfumit më të ri që do lançojë ‘Dolce & Gabbana ‘. Parfumi mban emrin ‘Dolce Rose’, dhe ka në përbërje lule, kombinuar me fruta dhe trëndafil; një aromë e ëmbël dhe sensulae njëkohësisht.

Xhirimet për videon prezantuese janë  realizuar në liqenin e Comos në Itali, ku vajza e Monicës shfaqet elegante dhe ku lexohet qartë se ka trashëguar tiparet më të mira nga prindërit, bukurinë e Belluci-t dhe vetbesimin e Vincent Cassel.

Deva Cassel, e cila jeton mes Parisit dhe Romës duket se e aspiron bindshëm një karrierë në modeling. Vetëm pak kohë më parë 16-vjeçarja u shfaq në kopertinën e revistës ‘’Elle’’.

Kjo nuk është hera e parë për të që angazhohet në projekte të rëndësishme, teksa pak kohe më parë ajo u bë imazhi i parfumit të ri nga D&G, ‘’Dolce Shine.’’

 

 

 

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqSQ