DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Në javët e fundit të shtatzënisë, Jennifer Lawrence shkëlqen në premierën e “Don’t Look Up”

Shpërndaje

Jennifer Lawrence ka mahnitur me paraqitjen e fundit në premierën e filmit të saj “Don’t Look Up”.

Ylli i Hollywood-it shkëlqente teksa parakaloi në tapetin e kuq. Ajo mbante veshur një fustan të gjatë ngjyrë ari të Dior. Fituesja e “Oscar”, e cila aktualisht është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin  Cooke Maroney , ndërsa foli për kopertinën e dhjetorit të “Vanity Fair”, tha se është “mirënjohëse dhe e emocionuar” për t’u bërë nënë. Megjithatë ajo dëshiron ta mbajë fëmijën e saj larg vëmendjes, shkruan People.

Përfaqësuesi i aktores  konfirmoi për People në shtator se Lawrence dhe Maroney janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku. Një burim i afërt me aktoren i  tha më parë se ajo po “pret me padurim” të bëhet nënë.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *