DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Në javët e fundit të shtatzënisë, Meghan Markle shfaqet në publik

Shpërndaje

Për herë ta parë pas intervistës së bujshme për Oprah Winfrey, Meghan Markle është shfaqur në media në Global Citizen’s Vax Live: The Concert To Reunite The World.

Dukesha e Sussex, u shfaq në video të regjistruar paraprakisht, ndërsa vetë Harry ishte prezent në event.

“Viti i kaluar është përcaktuar nga komunitetet e bashkuara heroikisht dhe pa u lodhur për të trajtuar COVID-19. Dhe ne jemi mbledhur sonte, sepse rruga përpara po bëhet më e ndritshme, por do të na duhet që secili prej nesh të gjejë rrugën përpara. Si kryetarët e fushatës së VAX LIVE, bashkëshorti im dhe unë besojmë se është e rëndësishme që rikuperimi ynë të ketë përparësi shëndetin, sigurinë dhe suksesin e të gjithëve, dhe veçanërisht të grave që janë prekur në mënyrë disproporcionale nga kjo pandemi. Gratë, dhe veçanërisht gratë me ngjyrë, kanë parë një rënie të madhe ekonomike që nga fillimi i pandemisë. Gati 5.5 milionë gra kanë humbur punën në SHBA, dhe 47 milionë gra më shumë në të gjithë botën pritet të kalojnë në varfëri ekstreme,” – u shpreh Megan .

Nga ana tjetër ajo foli edhe për ndjesitë që ajo edhe Harry po përjetojnë ndërsa presin të vijë në jetë vajza e tyre.

“Burri im dhe unë jemi të entuziazmuar që së shpejti do të mirëpresim një vajzë. Është një ndjenjë gëzimi që e ndajmë me miliona familje të tjera në botë. Kur mendojmë për të, ne mendojmë për të gjitha gratë dhe vajzat e reja anembanë globit, të cilave duhet t’u jepet aftësia dhe mbështetja për të na udhëhequr përpara”.

 

Meghan, e cila dukej në super formë, mbante veshur një fustan-këmishë me print lulekuqesh, nga Carolina Herrera, pjesë të koleksionit Resort 2021, ndërsa në qafë një varëse prej ari është pjesë e koleksionit Kamala Harris + Woman Power nga marka Awe Inspire. Seti i bizhuterive përmban një varëse me monedhë të gdhendur me fytyrën e zëvendëspresidentes Kamala Harris, si dhe një tjetër me një simbol të gjinisë femërore.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *