Në kërkim të vrasësit serial, ky është filmi që e sjell Jennifer Lopez në rolin e agjentes së FBI-së
Shpërndaje

Jennifer Lopez do të vij në rolin e protagonistes dhe producentes së filmit të ri “The Cipher. Filmi i cili është bazuar në romanin bestseller të Isabella Molondos është një prodhim ekskluziv i Netfilx dhe do ta sjell 51-vjeçaren Lopez në rolin e agjenten e FBI-së, Nina Guerrera
Variety” shkruan se filmi sjell historinë e Ninas e cila heton rastin e një vrasësi serial, i cili në mënyrë strategjike poston kode dhe enigma komplekse online. Këto kode përkojnë me vrasjet e tij të fundit, dhe janë dizajnuar enkas për ta tërhequr atë në lojë.
JLo e cila në të kaluarën e ka portretizuar detektiven Harlee Santos, në serinë e njohur televizive “Shades of Blue”.