Në kopertinë të “Harper Bazaar”, Nicole Kidman tregon mbi ndarjen nga Tom Cruise
Shpërndaje

NICOLE Kidman pozoi për kopertinën e Harper Bazaar pothuajse saktësisht siç bëri 29 vjet më parë.
Aktorja e Hollivudit duket sikur nuk ka ndryshuar që nga viti 1992-por qasja e saj ndaj marrëdhënieve ka ndryshuar.
“Ndoshta jam bërë më e prerë, por gjithmonë përpiqem të jem sa më e hapur.
Unë thjesht preferoj të jetoj në atë mënyrë që dua.”
Nicole u martua me Keith Urban në 2006 dhe çifti kanë dy fëmijë – Faith Margaret dhe Sunday Rose Kidman Urban.
Ajo gjithashtu ka dy fëmijë të adoptuar – Connor dhe Isabella Jane Cruise – nga martesa e saj me ikonën e Hollivudit, Tom Cruise.
Nicole dhe Tom u martuan në vitin 1990 pasi çifti u takua gjatë xhirimit të “Days of Thunder” një vit më parë , por i dhanë fund marrëdhënies së tyre në 2001-in.
E pyetur në lidhje me ndarjen e saj nga Tom, ajo është shprehur se ishte lënduar shumë dhe presioni mediatik kishte bërë që ti përjetonte edhe më keq ato momente.