DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

“Në moshën 50-vjeç më në fund bëhesh femër.”- Carla Bruni feston ditëlindjen

Shpërndaje

Kantautorja dhe modelja e njohur, bashkëshortja e ish-Presidentit francez Nicolas Sarkozy, Carla Bruni feston sot ditëlindjen.

Bukuroshja italo-franceze e cila nisi rrugëtimin e saj nga pasarelat për të vazhduar me  këngën, dhe në Champs Elysees si gruaja e ish-presidentit të Francës, Nicolas Sarkozy , postoi disa orë më parë në llogarinë e saj në Instagram, një foto të saj ku pozon me numrin 53 të shkruar në supe dhe i uron vetes ditëlindjen.

Për ish-supermodelen e pasarelave mosha është thjesht një numër. Disa vite më parë në një intervistë për ‘’Vogue’’ ajo do të shprehej:

“Besoj se në moshën 50-vjeç më në fund bëhesh femër. Ajo vajzë e re është zhdukur patjetër, dhe ajo ishte atje deri në 50-vjetorin e lindjes, por ju prapë mund të kërceni si një adoleshente brenda. Është pesëdhjetë kur shoqëria ju tregon se ka mbaruar – ju jeni një e rritur tani. Dhe shansi i fundit për të qenë një vajzë e re, është zhdukur”, është shprehur Bruni.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Carla Bruni (@carlabruniofficial)

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *