DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Në prag të publikimit të librit që flet për zënkat mes tyre, Familja Mbretërore i uron ditëlindjen Meghan Markle

Shpërndaje

Meghan Markle ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen e saj të 39-të. Mes një mori urimesh për jetë të gjatë e të lumtur nuk kanë munguar urimet publike  edhe të familjes mbretërore.

Llogaria zyrtare e Royal Family në Instagram publikoi një fotografi të Mbretëreshës, 94 vjeçare dhe të Meghan Markle në fejesën e saj me Princin Harry, duke shkruar përkrah imazhit: “I urojmë Dukeshës së Sussex-it një ditëlindje shumë të lumtur!’

Urimi publik për ditëlindjen erdhi edhe nga llogaria e Kate dhe William në Instagram dhe llogaria e Clarence House, e drejtuar nga stafi i familjes së Princit Charles dhe Dukeshës së Cornwall.

Këto urime vijnë në një kohë kur pritet të publikohet libri më i ri biografik i Çiftit Sussex, i titulluar: “Finding Freedom”, i cili pretendohet se tregon për përçarjet midis çiftit dhe anëtarëve të vjetër të Familjes Mbretërore.

Në prag të publikimit të librit që flet për zënkat mes tyre, Familja Mbretërore i uron ditëlindjen Meghan Markle 1

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *