DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture

Në prag të ‘’Yje në Lëkurs’’, Sokol Guga rrëfen emocionet e spektaklit të muzikës

Shpërndaje

Producenti i njohur Sokol Guga është në përgatitjet e fundit të projektit të tij më të ri ‘’Yje në Lëkurs’’. Një spektakël pop-klasik që do të sjell një atmosferë të festës dhe artit në Kalanë historike të  Lëkurësit dhe që do të vijë në transmetim për publikun e gjerë në datën 24 korrik. Një program me vlera të vërteta artistike ku gjithçka do të luhet dhe performohet live. Në këtë intervistë për ‘’Star People’’ , Guga rrëfen emocionet, por edhe surprizat e një spektakli që synon të sjellë një shije të vërtetë të artit e muzikës në qendrën historike të Rivierës Shqiptare.

-Si lindi ideja e ”Yje në Lëkurs” ? Pse pikërisht zgjodhët këtë kala historike dhe Sarandën…?

Ishte Marsi i vitit 2020, ishim ende të mbyllur dhe u ula të hidhja një ide në letër. Duhej patjetër te ishte një vend i hapur dhe vend bregdetar. Zgjodha Sarandën, zgjodha Kalanë e Lëkursit. Pasi u konsultova me mikun tim Fatos Risto, ai më tha se duhet të ishte një emër i shkurtër. “Yje në Lëkurs”-tha ai. Më tingëlloi shumë bukur sepse kasti që do te përzgjidhja duhet të ishin yje të skenës shqiptare, por edhe interpretimi në qiell të hapur. Sapo mbarova bisedën telefonike, kontaktoj menjëherë artistin e parë, Armando Likaj. Ia thashë idenë e spektaklit dhe e priti me shumë kënaqësi ftesën time. Kalaja e Lëkursit është një nga kalatë më të vjetra shqiptare, mendohet të jetë e ndërtuar rreth viteve 1537, dhe pamja që të ofron kjo kala është mahnitëse. “Yjet” vetëm atje mund të zbrisnin (Qesh).

–  Çfarë është ky spektakël dhe cilat janë disa nga surprizat?

Spektakli “Yje në Lekurs” është një ide origjinale e imja ku për hErë të parë unë sjell për publikun një format pop-klasik i cili vjen si risi për publikun shqiptar. Tashme artistët janë zbuluar sepse promo e spektaklit është shfaqur ne televizionin kombëtar Klan dhe në televizionin Klan Plus. Artistët që do të ngjiten në skenën e gurtë janë: Tenori Kastriot Tusha, popstaria Mariza Ikonomi, solistia e filarmonise së Kosovës, Adelina Paloja, baritoni Armando Likaj, orkestra e Lëkursit e cila vjen me një interpretim shume interesant grek, aktorja Ema Andrea si dhe një intervistë shumë interesante e cila do të zhvillohet me kryetarin e bashkisë Sarandë, Z.Adrian Gurma. Programi është një spektakël 100% live, ku artistët do të shoqërohen nga orkestra filarmonike e spektaklit “Yje në Lëkurs”.

– Një event i tillë në fakt në kushtet kur pak kemi që kemi dal nga një situatë e vështirë pandemike, është një nismë për tu duartrokitur, por edhe me sfida. Cilët kanë qenë partnerët që i thanë PO pa mëdyshje këtij projekti?

Sigurisht vendi po shkon drejt normalizimit dhe për këtë jemi të gjithë të lumtur. Partnerët qe i thane PO spektaklit janë të shumtë dhe për këtë jam shumë i lumtur që ata besojnë në aftësitë e mia dhe në cilësinë e realizimit të spektaklit që ne bëjmë. Ne premtojmë një spektakël të madh dhe me vlera artistike të vërteta.

–  Ju sot numëroni me dhjetëra spektakle. Si e kujton spektaklin e parë? Çfarë ka ndryshuar dhe çfarë jo tek Sokol Guga që nga ai moment ?

Sigurisht e kujtoj mjaft mirë spektaklin e parë. Spektakli i parë ka qenë me muzikë elektronike ku ne garë ishin 12 deejay nga e gjithë Shqipëria. Spektakli u transmetua ne televizionin Shijak Tv dhe i jam shume mirënjohës Gezim Ismailit, presidentit të saj sepse besoi tek unë. Sigurisht qe Sokol Guga artist nuk është si më parë sepse Sokol Guga njeri ka punuar shumë për të realizuar. Sigurisht ka ndryshuar cilësia, unë jam rritur artistikisht edhe profesionalisht dhe sot programet qe kemi realizuar janë të një tjetër niveli.

Në prag të ‘’Yje në Lëkurs’’, Sokol Guga rrëfen emocionet e spektaklit të muzikës 1-Një mesazh për të gjithë ata që mezi presin t;ju shohin më 24 Korrik?

Në 24 Korrik ne do të jemi në një transmetim live në televizionin Klan Plus. Një program i madh artistik ku gjithçka do te jete live. Shqiptarëve, kudo që jetojnë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Europë, Amerikë e deri ne Australinë e largët, i ftoj të ndjekin spektaklin “Yje në Lëkurs” dhe u urojë një vere sa më të bukur me familjet.

– Mbase është herët, por  kurioziteti është i madh… Cilat janë projektet në perspektivë të ‘’ Guga Production’’. Do të ketë një ”Krishtlindje në Tiranë 7″ këtë vit?

Po, do të ketë një edicion të 7-të të spektaklit “Krishtlindje në Tiranë” Ne sapo të mbyllim spektaklin “Yje në Lëkurs” do të pushojmë pak dhe menjëherë do të mbledhim të gjitha energjitë tona për të realizuar me sukses edicionin e 7 -të të spektaklit “Krishtlindje në Tiranë” i cili këtë vit do te jetë më i bukur dhe me shumë të ftuar ndërkombëtar.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *