DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Në pritje të ‘‘Kënga Magjike’’, zbulohet se kush do të prezantojë në krahë të Ardit Gjebreas

Shpërndaje

Ndryshe nga vitet e tjera Kënga Magjike pritet të mbahet këtë edicion në pranverë me dy gjysmë-finale përkatësisht në datat 26 dhe 27 maj dhe me finalen e madhe në 29 maj.

Ndërsa numërimi mbrapsht ka nisur, kanë filluar të dalin disa detaje nga surprizat që produksioni ka rezervuar për shikuesit e spektaklit të madh të këngës së lehtë.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Marsela Çibukaj, e cila njihet për stilin e saj të veccantë në të kënduar , do të jetë në krahë të Ardit Gjebreas në prezantim.

“Një ëndërr që realizohet. Një privilegj dhe një emocion unik. Do jetë me të vërtetë plot magji kjo Kënga Magjike 2021 për mua”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Të njëjtin imazh e ka ndarë edhe Gjebrea, ndërsa është shprehur i lumtur që ajo do të prezantojë së bashku me Marselën.

 

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ardit gjebrea (@arditgjebrea)

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *