DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Në vigjilje të Krishtlindjeve, Melania Trump viziton Spitalin e Fëmijëve në Washington

Shpërndaje

Zonja e Parë e Amerikës, Melania Trump, vizitoi Spitalin e Fëmijëve në Washington, një traditë e përvitshme në vigjilje të Krishtlindjeve qëkur ajo është Zonja e Parë. Melania qëndroi ulur afër një peme Krishtlindjesh dhe lexoi një histori të librit “Oliver the Ornament Meets Marley and Joan and Abbey”.

“Është e mrekullueshme të jem këtu. Ky është një nga ngjarjet e mia të preferuara në fundvit”-tha Melania duke përshëndetur në veçanti një pacient.

Melania hyri në spital me një maskë, por e hoqi kur nisi të lexojë librin, një veprim që u kritikua nga disa media për faktin se shifrat e të infektuarve me koronavirus janë në rritje në SHBA.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqSQ