DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Beauty & Health Lifestyle

Shkuarja në plazh na bën më të lumtur – e vërteton edhe shkenca

Shpërndaje

A e keni vëne re se duke qëndruar ne plazh apo afër një liqeni apo lumi relaksoheni dhe jeni më paqësorë? Ka diçka me ujin që na bën shumë më pak të stresuar.

Shkencëtarët kane kryer eksperimente për ta testuar qëndrimin e njerëzve në raport me ujin.

A janë njerëzit më të gatshëm të japin më shumë para për të pasur një dhomë me pamje nga uji? Normalisht se po.

Rezultatet ishin publikuar në revistën “Journal of Environmental Psychology” dhe kishin konstatuar se pamja e ujit na bën të ndihemi më pozitivë.

Sipas studimeve, qëndrimi dhe jetesa afër ujit na përmirëson shëndetin mendor dhe na rrit  lumturinë.

Gjithashtu studimet kane  treguar se uji na vendos në një “gjendje medituese”.

Rrjedhimisht, shkuarja në plazh  na ndihmon ta ulim stresin, ankthin, ta përmirësojmë mirëqenien, ta rrisim lumturinë.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *