DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Netflix dhe familja Beckham vijne me nje super bashkepunim.Firmoset kontrata 16 milione dollare

Shpërndaje

David Beckham dhe Netflix do te vijne se shpejti me një dokumentar të ri, për jetën dhe veprën e ish-lojtarit. Ish-mesfushori i Real Madrid dhe Manchester United ka nënshkruar një kontratë prej 16 milion dollarësh.

Burimet pranë Beckham sigurojnë se vetë ai do t’i japë kompanisë së prodhimit material audioviziv të pa publikuara më parë dhe të regjistruar me kamerat e tij në shtëpi, kështu që pritet që jeta e tij e përditshme si burrë dhe baba i katër fëmijë, të shihet në mbarë botën.

Po ashtu, nuk do të mungojë edhe historia romantike mes tij dhe bashkëshortes, Victoria Beckham, që nga momenti kur u takuan.

Dokumentari do të ofrojë gjithashtu një anë të Beckham që nuk është parë kurrë nga publiku, anën e tij më intime dhe më të sinqertë, shkruan The Sun.

Gjithashtu, do të shfaqen shokët e ekipit të futbollistit Beckham, si dhe gruaja e tij Victoria me grupin “Spice Girls” .

Netflix dhe familja Beckham vijne me nje super bashkepunim.Firmoset kontrata 16 milione dollare 1

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *