“New York Times” / Edhe pas 70 vjetësh, Sophia Loren një ikonë e kinemasë botërore
Shpërndaje

Edhe pse është 86 vjeç, “New York Times” e ka përfshirë aktoren italiane Sophia Loren në mesin e 20 yjeve më të mirë të vitit 2020, për interpretimin e Madame Rosa-s në filmin “Jeta para vetes”, me regji të djalit të saj Carlo Ponti.
“Sophia Loren, një yll filmash që kur ishte adoleshente, ka ende gjithçka që e ka bërë atë prej kaq shumë vite mbretëreshë ikonë të kinemasë italiane”, thekson e përditshmja amerikane.
Edhe pas 70 vitesh ikona e kinematografisë mbretëron ende si një diva, ajo është popullore dhe madhështore, duke mos e humbur kurrë sharmin dhe influencën në të gjithë botën.
Sipas NYT, ajo vazhdon të jetë një perëndeshë e ekranit, domeni i së cilës ka qenë gjithmonë bota e njerëzve të thjeshtë.