DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle Showbiz

Nga Bella Hadid tek Paris Hilton, Rihanna bën bashkë yjet e famshëm botëror

Shpërndaje

Rihanna prezantoi ditën e djeshme linjën e re të veshjeve intime ‘Savage Fenty X Beauty’ në Los Angeles Convention Center, event në të cilin u bënë bashkë emra të njohur të botës së modës dhe showbizit.

Këtë herë këngëtarja bashkëpunoi me një sërë personazhesh me famë botërore si Bella Hadid, Paris Hilton, Cara Delevingne, Irina Shayk, Erika Jayne, Laura Harrier , Alva Claire etj.

“Ishte një proces krejt tjetër këtë vit. Na duhej të punonim rreth sfidave të Covid-19, duke i mbajtur të gjithë të sigurt dhe shëndetin e tyre para çdo gjëje. Na detyroi të gjejmë mënyra të reja për të prodhuar një shfaqje. “, u shpreh ylli i popit për ‘People’.

Shfaqja do të transmetohet në videon e Amazon Prime ditën e sotme.

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *