Nga Jay-Z tek Tina Turner këta janë të nominuarit e “The 2021 Rock & Roll Hall of Fame”
Shpërndaje

Lista e nominimeve të “The 2021 Rock & Roll Hall of Fame” përmban disa prej emrave më legjendarë në fushën e muzikës.
E veçanta e këtij kompeticioni është që artistët bëhen të pranueshëm për tu nominuar për këtë çmim pasi të kenë realizuar këngën e parë të paktën 25 vjet para se të shpallen nominimet.
Mary J.Blige, Jay-Z, Tina Turner dhe Dionne Warwick janë disa prej emrave më të famshëm që garojnë këtë vit.
Nominimet “The 2021 Rock & Roll Hall of Fame” zgjidhen nga një grup ndërkombëtar i përbërë prej më shumë se 1000 artistësh ku përfshihen historianë dhe artistë të ndryshëm në fushën e muzikës, por ku edhe publikut i lexohet preferenca në bazë të votimeve të kryera në faqen online të kompeticionit. Ceremonia e eventit pritet të mbahet gjatë vjeshtës.
Lista e plotë e të nominuarve:
Tina Turner
Mary J. Blige
Kate Bush
Devo
Foo Fighters
The Go-Go’s
Iron Maiden
Jay-Z
Chaka Khan
Carole King
Fela Kuti
LL Cool J
New York Dolls
Rage Against the Machine
Todd Rundgren
Dionne Warwick
Burimi: Harper’s Bazaar