Nga Toskana e bukur, Chiara Ferragni feston sot përvjetorin e lindjes
Shpërndaje

Blogerja e famshme italiane Chiara Ferragni feston sot përvjetorin e saj të lindjes.
“Happy birthday to me”, ka shkruar blogerja në Instagram ndërsa ka postuar edhe një fotografi kur ka qenë e vogël.
34- vjeçarja , e cila numëron mbi 23 milionë ndjekës është një nga influenceret më të mëdha të modës dhe stilit në botë.
Këtë përvjetor të lindjes ajo po e feston në Toskanë me burrin e saj Fedez dhe dy fëmijët e tyre, Leon 3 vjeç dhe Vittoria disamuajshe.
Pak muaj pasi solli në jetë vajzën e saj blogerja po përballet me një periudhë të bukur dhe njëkohësisht të vështirë midis mëmësisë, familjes dhe kujdesit për bizneset e saj.
View this post on Instagram