Ngjarja që tronditi Hollywood-in, Alec Baldwin heq dorë nga aktrimi
Shpërndaje

Ngjarja tragjike që ndodhi në sheshxhirimin e filmit ‘’Trust’’pak ditë më parë, ka bërë që aktori Alec Baldëin të marr vendimin që të heqë dorë nga aktrimi.
Burime pranë aktorit bëjnë me dije se ai ndodhet në gjendje shoku. Nuk dihet nëse ky është një vendim përfundimtar i tij, por mediat shkruajnë se ai ka ka pezullua çdo projekt që ka të bëjë me profesionin e tij.
Gjatë xhirimeve të “Rust”, të premten e kaluar , Baldwin,68-vjeç qëlloi me një armë që duhej të kishte fishekë manovër, duke vrarë drejtoreshën e fotografisë, 42-vjeçaren Halyna Hutchins dhe duke plagosur rëndë drejtorin Joel Souza, 48 vjeç.
Policia vazhdon ende hetimet, ndërsa pikëpyetja më e madhe është se kush e kishte mbushur armën që qëlloi për vdekje dhe ishin plumba të vërtetë apo manovër?