DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Ngjarja që tronditi Hollywood-in/ Alec Baldwin i përlotur: Nuk e di a do të luaj më në një film

Shpërndaje

Duket se ngjarja tragjike e ndodhur në sheshxhirimin e filmit ‘’Rust’’ mund të shënojë edhe fundin e karrierës për Alec Baldwin. Aktori i cili qëlloi për vdekje aksidentalisht në sheshin e xhirimit të filmit të kinematografen Halyna Hutchins dhe plagosi regjisorin Joel Souza u përlot gjatë një intervistë të fundit ku mes të tjerash tha edhe se do e kishte të vështirë të luante më në një film.

“E di që nuk e kreva unë vrasjen. Dikush vendosi plumba të vërtetë në atë pistoletë. Nuk e bëra unë”,- u shpreh ai.

“Do të jap gjithçka që ngjarje të tilla të mos ndodhin më”, rrëfeu ai ndërkohë që vijonte të theksonte se nuk e dinte se si plumbat kishin shkuar në armën e përdorur në film.

Sipas dinamikës së përshkruar prej tij, ishte Halyna, ajo e cila po komandonte çdo lëvizje të tijën. Ai shpjegoi se Halyna i kërkoi të mbante armën të drejtuar aty ku ajo mendonte se do të dukej më mirë në kamera. Paqartësitë mbi çështjen vijojnë akoma, ndërsa policia vazhdon hetimet.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *