DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Nicole Kidman zbulon për herë të parë betejën e saj me depresionin

Shpërndaje

Nicole Kidman ka folur për herë të parë për betejën e saj të ashpër me depresionin gjatë xhirimeve të filmit dramatik ”The Hours” në të cilin ajo luante personazhin e Virginia Woolf .

Kjo periudhë përkon me momentin e divorcit të saj nga Tom Cruise në 2001. Aktorja pranoi se ishte identifikuar me personazhin e Virginia Woolf dhe natyrën e saj vetëvrasëse, pasi ishte mjaft vulnerabël në atë kohë.

”The Hours” paraqiste betejat e shëndetit mendor të autores së famshme, Virginia Woolf, si dhe vetëvrasjen e saj duke u mbytur në lumin Ouse në 1941 – një skenë që Nicole Kidman këmbënguli ta bënte pa ndihmën e marifeteve.

Duke folur në radio BBC për skenën, Kidman tha:

“Mendoj se në atë moment isha abstrakte, isha në depresion, nuk isha në trupin tim. Dhe unë mendoj se Stephen (s.s. Daldry, regjisori i filmit) ishte shumë i vetëdijshëm për situatën time, sepse ai e dinte.”

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *