DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Nik Xhelilaj kujton adoleshencën: U arratisa nga shkolla, babai nuk më foli për 6 muaj

Shpërndaje

Nik Xhelilaj është një personazh që gjithmonë ngjall interesin e publikut. Së fundmi aktori i njohur ka qenë i ftuar në emisionin radiofonik “Pardon my french” në Top Albania Radio pas një periudhe relativisht të gjatë ku ka qëndruar larg daljeve publike dhe intervistave.

Gjatë intervistës ku foli për karrierën, aktori rrëfeu edhe një episod nga adoleshenca e tij.

Ai tregoi se në moshën 14-vjeçare  ka qenë në një shkollë ushtarake në Turqi, të cilën e ‘braktisi’ pak kohë pas nisjes pasi nuk donte që të merrte formim ushtarak.

“Kam qenë 14 vjeç kur shkova në Turqi, kujtoja se kishte qenë ideja vetëm e babit që të shkoja atje, por tani në pandemi kur isha në Shqipëri në mars, para se të ikja më thotë mami “jo jo… unë aplikova emrin tënd…” edhe që të më vinte nga mami kjo surprizë nuk e dija, paska qenë mami fajtore… Në ato vite më kujtohet rruga që bëja nga Pallati Kulturës deri në Stamboll me autobus dhe në ’97-98 unë e lashë shkollën, vetëm 4 muaj qëndrova dhe u arratisa, e kisha të vështirë se isha i vetmi që vija nga Tirana. Nja 6 muaj nuk më ka folur babai. Ai i shkreti nja tre muaj rresht blinte biletën që të nisesha të hënën për Stamboll”, rrëfeu Xhelilaj.

Për sa i përket karrierës, ai zbuloi se së shpejti do të shfaqet me një rol episodik në një serial gjerman, i cili do të dalë në muajin mars në “Amazon Prime”.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqSQ