DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Kendi i Filmit dhe Letërsisë

Nis restaurimi i filmit të parë shqiptar

Shpërndaje

Ka nisur restaurimi i filmit të parë shqiptar ‘’Tana’’, një produksion i vitit 1958 me skenar të Kristaq Dhamos dhe Nasho Jorgaqit, ku në rolin protagonist interpreton artistja e njohur Tinka Kurti.

Lajmi është bërë i ditur nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit. Procesi i restaurimit të filmave të vjetër shqiptar ka nisur para disa viteve ku janë realizuar disa nga prodhimet më të mira shqiptare si  “Mimoza Llastica”, “Përrallë nga e Kaluara”, “Nëntori i Dytë”, “Skëndërbeu” etj.

Këto produksione po kalojnë në një proces të mirëfilltë dixhitalizimi si në video ashtu edhe në audio dhe janë një pasuri e veçantë në fondin e kinematografisë shqiptare.

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *