DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle

Nis sezoni i Akrepit, ja cilat janë shenjat më me fat për këtë muaj

Shpërndaje

Padyshim që shumë e kemi pritur sezonin e një prej shenjave më të përfolura te zodiakut, siç është Akrepi; sezon i cili nisi 3 ditë më parë. Pas sezonit të Peshores që u shoqërua edhe me Mërkurin në retrogradë, po kalojmë një kohë më intesnsive emocionalisht. Kjo do të thotë lamtumirë Venus (sundimtari planetar i Peshores), dhe përshëndetje Mars (sundimtari planetar i Akrepit).

Akrepi është një shenjë uji dhe si e tillë parashikimet astrologjike të këtij muaji janë pozitive për shenjat e ujit, të cilat janë ato që do u buzëqeshë më së shumti fati këto ditë.

Gaforrja

Po i afroheni asaj që mund të jetë koha më e këndshme e gjithë vitit. Dielli sapo hyri në ambientin tuaj të të argëtimit dhe kënaqësisë, duke prekur dëshirën tuaj për të hequr dorë nga çdo gjë që mund t’ju pengojë të kaloni një kohë të mirë.

Akrepi

Në jetë, nuk mund të kontrolloni gjithmonë se si ndiheni, por mund të mësoni të reagoni ndaj ndjenjave tuaja në një mënyrë më të pjekur. Këtë javë, mund të zbuloni se jeni duke përqafuar pjesën më të mençur dhe më të durueshme të personalitetit tuaj. Gjithashtu gjatë këtyre ditëve ju mund të zbuloni të gjitha gjërat që dëshironi të përmirësoni, dhe duke parë përparimin tuaj vetëm do t’ju kënaqë dhe do t’ju inkurajojë të vazhdoni të punoni edhe më shumë.Shumë situata do ju vënë në qendër të vëmendjes. Pavarësisht nëse e doni apo jo vëmendjen, ajo do të jetë me ju sepse ju jeni edhe më magnetik se zakonisht për momentin.

Peshqit

Këtë javë do të jeni spontan. Do të keni dëshirën për t’u çliruar nga rregullat tuaja dhe për t’i bërë gjërat ndryshe. Këto ditë do t’ju inkurajojë të hapni horizontin tuaj dhe të përfitoni nga mundësitë për të eksploruar botën.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *