DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Kendi i Filmit dhe Letërsisë

Nisin xhirimet për sezonin e 5-të të “The Crown”

Shpërndaje

Xhirimet për sezonin e 5-të të “The Crown”  kanë nisur. Kasti i aktorëve është kthyer përsëri në Costa del Sol, Marbella. Sipas mediaveky sezon do të shfaqë një episod të tërë që paraqet intervistën famëkeqe të Princeshës Diana me gazetarin Martin Bashir në programin “Panorama” të BBC-së. Sipas “The Sun”, Netflix ka shpenzuar miliona dollarë për xhirimin e episodit.

Që prej vitit 1995 kur realizoi intervistën e tij me Princeshën Diana, gazetari Martin Bashir është përballur me akuza të forta, pasi mendohet se ka manipuluar Princeshë Dianën për të dhënë një intervistë plot ‘bomba’ me BBC, në 1995, duke falsifikuar disa dokumenta për ta bindur Princeshën Diana që të jepte intervistën.

Nisin xhirimet për sezonin e 5-të të “The Crown” 1Pas ngjarjes BBC i kërkoi falje bashkëshortit të Dianës, Princit të Uellsit, djemve të saj William dhe Harry, dukës së Kembrixhit dhe Sussex-it dhe vëllait të saj, Earl Spencer.

Sezoni i 5-të i “The Crown” do të transmetohet në nëntor të vitit 2022, me aktoren Elizabeth Debicki që luan në rolin e Princeshës Diana.

Nisin xhirimet për sezonin e 5-të të “The Crown” 2Nisin xhirimet për sezonin e 5-të të “The Crown” 3

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *