Një çift si Dafina Zeqiri dhe DJ Geek, dedikimet romantike me rastin e ditëlindjes
Shpërndaje

Dafina Zeqiri dhe DJ Geek prej kohësh po përjetojnë një histori të bukur dashurie. Ata shfaqen kudo shume të dashuruar dhe në rrjetet sociale ku nuk mungojnë as postimet e ndjera për njëri tjetrin.
Së fundmi, këngëtarja Dafina Zeqiri në një postim në Instagram ka uruar të dashurin e saj të zemrës me rastin e ditëlindjes, duke sjell edhe një fotografi nga pushimet e tyre verore :
“Urime ditëlindjen dashuria ime, të dua”
As DJ Geek, nuk ka kursyer mirënjohjen dhe falenderimin publik për të dashurën e tij duke iu përgjigjur: ” Të dua më shumë, faleminderit për gjithçka”.
Artistja e njohur së fundi është duke finalizuar albumin e saj më të ri “Dafinë moj”, që pritet të publikohet së shpejti.