DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Star Fashion

Një dozë frymëzimi e magjepsjeje nga “Parada e Dashurisë” së Gucci-t

Shpërndaje

Shfaqja e fundit e modës e Gucci-t e titulluar “Parada e Dashurisë Gucci” pushtoi Bulevardin ikonik të Hollivudit të Los Anxhelosit në një ekspozitë që mishëronte magjepsjen e Hollivudit të Vjetër.

I rritur në periferi të Romës, Itali, qasja e drejtorit kreativ të ‘’Gucci’’, Alessandro Michele ndaj’’ Paradës së Dashurisë’’ u frymëzua nga historitë që do t’i tregonte nëna e tij për përvojat e saj duke punuar në industrinë e filmit. Tregimet e madhështisë, magjepsjes dhe lavdisë hapën rrugën për ekspozitën e

’’ Gucci Love Parade’’, një ekspozitë e ngjyrave dhe që celebron gëzimin e jeteës.

Koleksioni i ri ofroi një gamë të gjerë ansamblesh tërheqëse, një hapësirë frymëzuese për personalitetet shumëngjyrëshe të Hollivudit.

Pas përfundimit të shfaqjes, shtypi u mblodh brenda kinemasë luksoze për të dëgjuar Michele të fliste për frymëzimin e tij për shfaqjen. “Kohët e fundit, po mendoja se sa shumë është e lidhur marka për të cilën punoj me kinemanë,” tha Michele. “Ndërsa markat e tjera i kanë rrënjët në aristokraci dhe borgjezi, Gucci i ka rrënjët në kinema… kështu që pas mbylljes, ishte si të kthehesh në shtëpi, ky vend i zgjedhur nga fati.”

I njohur për qasjen e tij maksimaliste dhe duke mos qenë i lidhur me traditat e botës së vjetër, Michele e sheh modën si mënyrën në të cilën njerëzit komunikojnë thelbin e tyre të vërtetë – atë që ndryshon vazhdimisht me stinët dhe me kalimin e kohës.

Moda na lejon të jemi më afër bukurisë së natyrës. Ajo e vesh lëkurën tonë ashtu si kafshët.”

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *