DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture Kendi i Filmit dhe Letërsisë

Një nga gratë më të shquara në botë/ Aktorja Tinka Kurti feston 88-vjetorin e lindjes

Shpërndaje

Artistja e madhe e skenës dhe kinemasë shqiptare Tinka Kurti feston sot ditëlindjen e saj të 88-të.

Edhe pse e ka rrëfyer vetë në disa intervista se rastësisht u regjistrua për të studiuar në degën e Dramës në shkollën e mesme të Dramës së asaj kohe, pak e dinë që nëna e artistes në rininë e vet ka qenë aktore kryesore në Teatrin Kombëtar të Sarajevës në Bosnje dhe Hercegovinë.

Pas themelimit të Teatrit “Migjeni” në qytetin e Shkodrës Tinka Kurti bëhet pjesë e trupës si aktore gjysmë profesioniste dhe ishte gjithashtu ndër 10 aktorët që themeluan institucionin e qytetit të Shkodrës.

Ishte çmimi “Aktorja më e mirë e Republikës” dhe kupa e festivalit në Festivalin e parë të Teatrit Shqiptar që e ngjitën aktoren Tinka Kurti në kategorinë e aktorëve profesionistë me rolin në shfaqjen “Toka Jonë” me regji të Kol Jakovës.

Gjatë karrierës së saj  ku ka fituar një sërë çmimesh kombëtare dhe rajonale si dhe ka interpretuar rreth 260 role në skenën e teatrit dhe 95 role në kinematografi.

Në 1994 ajo hyri në Enciklopedinë e Institutit Biografik Amerikan si një nga 5,000 gratë më të shquara në botë dhe madje më 17 Dhjetor 2007 ajo u ftua në Uashington (SHBA) për të vendosur një pllakë mermeri me emrin e saj në këtë Institut.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqSQ