DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Star Inspiration

Nje Shqiptare nga sot është kryetare e Parlamentit të Kantonit të Lucernit

Shpërndaje

“Jam e emocionuar dhe mirënjohëse që më votuat përkundër faktit se jam me prejardhje të huaj. “Faleminderit shumë”, ka thënë në gjuhën shqipe Ylfete Fanaj”.

Në këto momente jemi dëshmitarë të një evenimenti historik: Ylfete Fanaj është zgjedhur me shumicë të madhe të votave kryetare e parlamentit të Kantonit të Lucernit. Seanca parlamentare për shkak të masave të pandemisë, po mbahet në një sallë të madhe të qendrës së panaireve të Lucernit.

“Sot ka ndodhur diçka e paimagjinueshme: falë votimit tuaj jam Lucernasja numër 1. Me këtë votim keni bërë të mundur që 50 vjet pas hyrjes në fuqi të të drejtës së votës për gratë, të zgjidhet një grua, me prejardhje të huaj në postin më të lartë politik të kantonit. Këtë e bën të mundur Zvicra”, ka thënë veç tjerash Fanaj.

Ajo ka përshëndetur edhe faktin se po në këtë sesion të parlamentit është zgjedhur, për herë të parë këtu, një gjyqtare me prejardhje të huaj.

Fanaj ka përshëndetur dhe falënderuar edhe prindërit e saj për mbështetjen që i kanë ofruar në ngritjen e saj shkollore dhe politike.

Zgjedhja e Ylfete Fanajt në postin e kryetares së Parlamentit të kantonit të Lucernit është rasti i parë, jo vetëm në këtë kanton, që të zgjidhet një grua me prejardhje të huaj në këtë nivel kaq të lartë.  Këtë e kanë theksuar në fjalët e tyre përshëndetëse si, kryetari i deritashëm i parlamentit, Josef Wyss dhe kryetari i Qeverisë së Kantonit të Lucernit Paul Winkler.

Nje Shqiptare nga sot është kryetare e Parlamentit të Kantonit të Lucernit 1Një element tjetër shqiptar në këtë eveniment ishte edhe momenti kur kendohet ne shqip kenga “Moj e Bukura More”

Në momentin kur krerët e Parlamentit dhe të partisë së saj e uronin Ylfete Fanajn për zgjedhjen e saj kryetare e Parlamentit të Kantonit të Lucernit, këngëtarja zvicerane doli në skenë, duke kënduar këngën e njohur arbëreshe “Moj e bukura More” /albinfo.ch

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *