Një trëndafil u mboll në Kopshtin Lindor të Kështjellës Windsor në nder të Princit Philip
Shpërndaje

Buckingham Palace ka bërë me dije se Mbretëresha Elizabeth mori një trëndafil me emrin e burrit të saj të ndjerë, Princit Philip, si dhuratë për përvjetorin e 100-të që ai do të festonte nëse do ishte gjallë.
Princi Philip, u nda nga jeta më 9 Prill, vetëm dy muaj pas ditëlindjes së tij historike, pas më shumë se shtatë dekadash martesë me Elizabeth 95-vjeçe.
Trëndafili ngjyrë rozë u mboll në Kopshtin Lindor të Kështjellës Windsor në Perëndim të Londrës, ku Mbretëresha ka kaluar shumicën e kohës që nga shpërthimi i pandemisë COVID.
“Ishte një kënaqësi t’i jepja Madhërisë së saj, Mbretëreshës, trëndafilin në nder të Dukës së Edinburgut për të festuar atë që do të ishte ditëlindja e 100-të e tij dhe për të kujtuar jetën e tij të jashtëzakonshme“, tha Keith Weed, Presidenti i Royal Horticultural Society.
Një pjesë e parave nga shitja e secilit trëndafil do të shkojë për programin në mbështetetje të të rinjve i cili ekziston në më shumë se 130 vende në botë.