DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture

Nje vizite virtuale ne “Muzeun Arkeologjik te Apollonise” prej shtepise suaj

Shpërndaje

Per te gjithe ata qe jane te apasionuar pas artit  dhe historise Revista Star People ju jell ne shtepite tuaja nje vizite virtuale ne “Muzeun Arkeologjik te Apollonise”.Meqenese keto dite prej situates se krijuar nga COVID/19 jane mbyllyr te gjitha institucionet kulturore ne menduam t’ju propozonim kete Tur virtual ne “Muzeun Arkeologjik te Apollonise” per te kaluar ca momente te kendshme nga shtepia.

Qëndra Monumentale e Apolonisë

Një nga takimet më mbresëlënëse me historinë që mund të keni në Shqipëri është në qytetin antik të Apollonisë, themeluar në shekullin e gjashtë para Krishtit. I ndërtuar në tokat e Taulantëve Ilirë, qyteti ishte më i rëndësishmi nga mbi 20 qytetet në të gjithë Mesdheun që merrnin emrin e perëndisë së muzikës dhe poezisë, Apollon. Falë monumenteve e rrënojave të shpërndara në kodrat e Parkut Arkeologjik (më i madhi në Shqipëri), do të prekni nga afër shkëlqimin e periudhës helenistike dhe romake.

Rrugëtimi në periudhën klasike

Një sërë rrënojash e monumentesh të rëndësishme si Shëtitorja B me kolonat dorike të shek IV para Krishtit, çezmja madhështore e Nimfeut që është dhe monumenti më i madh i ruajtur i Parkut, Porta e Temenosit me Obeliskun përballë e plot objekte e rrënoja të tjera, do ju bëjnë të përhumbeni totalisht në të shkuarën, e të harroni çdo nocion të së tashmes.

Manastiri dhe Kisha e Shën Mërisë

Sikur të mos mjaftojë thesari arkeologjik që do të vizitoni në Park, brenda mureve gjendet dhe Manastirti dhe Kisha e Shën Mërisë, të cilat, së bashku me Muzeun Arkeologjik që ndodhet brenda manastirit, i shtojnë akoma më shumë vlerat historike, arkitekturore e kulturore të Parkut. Sipas disa studiuesve, një pjesë e manastirit mund të ketë datë edhe më të hershme nga sa besohet.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *