DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture

Nje vizite virtuale ne “Muzeun Etnografik te Krujës” prej shtepise suaj.

Shpërndaje

Per te gjithe ata qe jane te apasionuar pas artit  dhe historise Revista Star People ju jell ne shtepite tuaja nje vizite virtuale ne “Muzeun Etnografik te Krujës”.Meqenese keto dite prej situates se krijuar nga COVID/19 jane mbyllyr te gjitha institucionet kulturore ne menduam t’ju propozonim kete Tur virtual ne “Muzeun Etnografik te Krujës” per te kaluar ca momente te kendshme nga shtepia.

Muzeu Etnografik i Krujës ndodhet brënda kalasë së Krujës. Ky muzeum është ngritur në shtëpinë e familjes së Toptanve, e cila është një ndërtesë e tipit “çardak” e vitit 1764. Banesa është monument kulture e kategorisë së I-rë. Në mjediset e brendshme, si edhe objektet e paraqitura në mjediset e jashtme, jepet një pamje e plotë e zejeve të ushtruara në Krujë dhe në të gjithë Shqipërinë, si edhe e mënyrës së jetesës duke filluar që 300 vjet përpara. Plot 90 për qind e objekteve të këtij muzeu janë origjinale dhe 100% janë funksionale. Në të gjejmë objekte prej qeramike, druri, guri, hekuri, pambuku, mëndafshi, leshi, qendisma të ndryshme të ekspozuara me finese. Mosha e këtyre objekteve varion nga 60 deri ne 500-vjeçare.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *