Një vjehërr si Victoria Beckham
Shpërndaje

Pushimet e Pashkëve, Victoria dhe David Beckham një ndër çiftet më të pëlqyera në botë i kanë shijuar në shoqërinë e katër fëmijëve të tyre, si dhe të fejuarës së djalit Brooklyn Beckham, Nicola Peltz.
Victoria publikoi foto së bashku me familjen si dhe një foto të Brooklyn dhe Peltz, duke u përqafuar së bashku ndërsa kishin vendosur veshë lepuri mbi flokë.
“Familja jonë së bashku është dhurata më e çmuar këtë Pashkë”, shkroi Victoria në “Instagram. Na ka marrë malli për ju dhe ju duam të dyve aq shumë @brooklynbeckham @nicolaannepeltz”,shkroi ajo.
View this post on Instagram
Nga ana tjetër, aktorja i dha një përgjigje plot dashuri vjehrrës së saj të ardhshme, duke i shkruar:
“Ne jemi shumë të lumtur që jemi përsëri bashkë, të dua kaq shumë”.