DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

‘’Njeriu është i vjetër aq sa ndihet’’ – Mbretëresha Elisabeth refuzon çmimin e revistës së njohur

Shpërndaje

Mbretëresha Elizabeth II refuzoi çmimin nga revista britanike “The Oldie”, e cila donte ta kurorëzonte atë “Oldie e Vitit” (“E moshuara e vitit”).

Sekretari i Mbretëreshës deklaroi për mediat se : “Madhëria e saj mendon se njeriu është i vjetër aq sa ndihet dhe prandaj nuk mendon se i plotëson kriteret për të pranuar dhe shpreson se do të gjeni një marrës më të denjë”.

Elisabetha II bëri 95 vjeç në prill të këtij viti. Pavarësisht moshës duket se asgjë nuk ka ndryshuar për të, pasi vazhdon të bëjë po të njëjtat aktivitete si dikur.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *