DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Nuk mbarojnë telashet për Britney Spears. Prindërit përplasen në gjykatë për pasurinë e këngëtares

Shpërndaje

Prindërit e Britney Spears vazhdojnë të përplasen në gjykatë për pasurinë e këngëtares. Babai i saj, Jamie, akuzon ish-bashkëshorten e tij, pra nënën e Britney-t se ajo po shfrytëzon traumën e vajzës së tyre për përfitime personale me librin e saj.

Sipas dokumenteve të gjykatës të siguruara nga mediat amerikane Jamie akuzon Lynne Spears se “po shfrytëzon dhimbjen dhe traumën e vajzës së tyre për përfitime personale duke publikuar një libër”.

Pavarësisht konflikteve mes prindërve të saj, burime pranë këngëtares kanë treguar se ajo po fokusohet tek shëndeti i saj.

“Britney është shumë mirë pavarësisht luftës për kujdestarinë e saj. Ajo po bën gjithçka që të foksuohet tek shëndeti dhe rutina me ushtrimet fizike ditore”-tha burimi.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *