‘’Nuk më lejon të takojë nipin dhe mbesën’’ – Babai i Meghan Markle vazhdon kërcënimet
Shpërndaje

Megan Markle vazhdon të ketë një marrëdhënie të komplikuar me babain e saj, raport i cili duket se nuk po ndryshon as edhe prej faktin se pak ditë më parë ajo u bë nënë për herë të dytë. Madje ardhja në jetë e Lilibet, duket se është bërë një nga arsyet për acarimin marrëdhënieve mes tyre.
Në një intervistë ai ka kërcënuar sërisht vajzën e tij se do të publikojë bisedat në të cilat duket qartë që Meghan nuk e lejon të takojë nipërit dhe në këtë mënyrë të gjithë do të kuptojnë si është ajo në të vërtetë. Vitin e kaluar, Meghan-i akuzoi mediat britanikë duke thënë se shkatërruan marrëdhënien e saj me babin. Ajo madje fitoi gjyqin me mediat, të cilat i publikuan letrën e babait pa lejën e saj. Sipas Megan atij i ishin ofruar para që të bënte komente negative për të duke thënë se nuk e telefonon, nuk do t’ja dijë për të.