Nuk ndalen telashet për Megan dhe Harry, debatet kontroverse për emrin e vajzës
Shpërndaje

‘’Vendimi i Princit Harry dhe Meghan Markle për t’i vendosur së bijës pseudonimin e mbretëreshës, Lilibet ishte një strategji e mirëmenduar për të forcuar lidhjen me pallatin mbretëror.’’- thotë Angela Mollard , një eksperte e familjes mbretërore.
“Imagjinoj se ata përdorën emrin Lilibet për të forcuar markën Sussex, për ta lidhur më shumë me pallatin,” tha ajo.
Nga ana tjetër një luftë e jashtëzakonshme informimi po ndodh midis pallatit mbretëror dhe çiftit Megan-Harry.
Burime pranë Pallatit Buckingham konfirmuan për korrespondentin mbretëror të BBC Jonny Dymond këtë mëngjes se Mbretëresha nuk u “pyet kurrë” mbi vendimin e çiftit për të quajtur fëmijën e tyre të dytë Lilibet, ndërsa burimet nga Megan dhe Harry thonë se mbretëresha e ka dhënë konfirmimin e plotë për emrin e vogëlushes së porsalindur.