DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Oprah Winfrey tregon prapaskenat e intervistës që tronditi familjen mbretërore

Shpërndaje

Oprah Winfrey së fundmi ka zbuluar se është habitur nga jehona e intervistës së saj me Megan dhe Harry më shumë se një muaj më parë.

Ylli i televizionit ka folur për herë të parë për intervistën e bujshme, me rastin e prezantimit të librit të saj “What Happened To You? Conversations on Trauma, Resilience, and Healing” , teksa ka treguar edhe më shumë mbi intervistën që tronditi themelet e familjes mbretërore britanike.

“Ishte me të vërtetë e rëndësishme për mua që ajo që publikuam të dilte kur të gjithë mund ta shihnin, pa deklarata të rrjedhura para intervistës që mund të keqkuptoheshin.” – është shprehur Oprah duke shtuar më tej se i kishte kërkuar me ngul ekipit të saj që të mbante diskret informacionin dhe deklaratat e bëra në intervistën prej 3 orësh e 20 minutash.

Sa i takon Meghan dhe Harry-t, Oprah tha se qëllimi i përbashkët me ta ishte e vërteta:

‘’Qëllimi ynë i përbashkët ishte e vërteta. Meghan dhe Harry donin të ishin në gjendje të ndanin historinë e tyre dhe të ishin në gjendje ta bënin atë në mënyrën më spontane të mundshme”.

 

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *