DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

 Ori Nebijaj rrëfen momentin e vështirë gjatë emisionit : Po qaja, Isli nuk po e kuptonte çfarë po ndodhte

Shpërndaje

Ky sezon ka qenë mjaft i ngarkuar për moderatoren e dashur të emisionit të mëngjesit Ori Nebijajn, e cila përveç punës në televizion sfidoi veten edhe ne politikë duke kandiduar në listën e Partisë Demokratike për Tiranën dhe duke marr një mbështetje të konsiderueshme.

Së fundmi, Ori ishte e ftuar në emisionin “Jonida’s Room”, ku rrëfeu një moment shumë prekës që i kishte ndodhur gjatë fushatës dhe gjithë vrullit të punëve mes televizionit dhe të qenit në terren afër qytetarëve.

“Ka qenë në 14 Prill, unë isha live në emision dhe ne kemi një moment në emision ku japim kuriozitete. Unë ul kokën të lexoj kuriozitetin që lidhej me buzëqeshjen, të ndjerit mirë, sa e rëndësishme është të buzëqeshësh ETJ dhe aty kuptova se  atë ditë ishte ditëlindja e babait tim të ndjerë.

Unë e kisha harruar komplet në atë moment, u ndjeva shumë keq që isha harruar nga puna dhe ndërkohë që po e lexoja, po qaja me dënesë. Isli nuk po e kuptonte çfarë po ndodhte, por ai mori situatën në kontroll dhe unë dola nga studio mblodha veten. U ndjeva realisht shumë keq që kisha harruar ditëlindjen e tij”, kujton Ori e prekur.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *