Orkidea, lulja e momenteve të veçanta
Shpërndaje

Nëse jeni duke menduar të bëni një tufë me lule, si dhuratë, harrojini trëndafilat. Orkideja vjen në shumë ngjyra, por e rrallë në llojin e saj.
Orkidea ose Phalaenopsis është lule me origjinë aziatike. Japonia është vendi ku kjo lule rritet.Himalaja apo Filipinet janë vendet ku mund të gjeni Orkidetë.
Orkidea me shekuj ka qenë simbol i dashurisë, luksit dhe bukurisë. Grekët e kanë konsideruar këtë lule si simbol të burrërisë. Kinezët, prej kohës së Konfuciusit, e kanë quajtur orkidenë “bima e aromës së mbretit”. Në Mesjetë, orkidea ka luajtur një rol të madh për ilaçet bimore.
Kur ëndërrohet orkidea, ajo supozohet që paraqet butësi, hijeshi dhe romancë në lidhjen (marrëdhënien) e atij që ëndërron.
Orkidetë ishin kuriozitet për shumë botanistë dhe amatorë të pasur. Ato mbajnë brenda tyre bukurinë që është pasqyruar në spektrin e ngjyrave të lehta dhe madhështore.
Orkidea, kjo dhuratë luksoze
Kjo lule kohët e fundit është shndërruar në dhuratën e preferuar për këdo. Sot të dhurosh një Orkide, është më në modë si dhe një dhuratë më luksoze.
Orkidea po zgjidhet si dhuratë për çdo ngjarje. Madje tendenca e fundit është edhe buqeta e luleve të nuses me Orkide, apo dhe si aksesor në pamjen e nuseve.
“Bima e aromës së mbretit” është, pa dyshim, lulja që do të mahniste çdokënd.