DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

On the Cover

Ornella Karruku – Shqiptarja e ‘’Miss Earth’’

Shpërndaje

Nga Fatima Gorezi 

Ornella Karruku është një yll në ngjitje! Bukuroshja shqiptare edhe pse në moshë të re duket se i ka të sintetizuara mirë brenda mendjes dhe zemrës të gjitha dëshirat dhe aspiratat për të ardhmen.

Asgjë nuk ka qenë e pamundur për një vajzë të re e cila si definicion të jetës së saj ka pozitivitetin dhe forcën për të njohur suksese kudo ku konkurron. E lumtur dhe shumë e sigurt për hapat e saj, krenare për ato çfarë ka arritur falë aftësive dhe talentit, ajo është e vetëdijshme për madhështinë e industrisë së bukurisë dhe modelingut dhe e qartë në qëllimet e saj për të pushtuar botën e bukurisë, televizionit dhe spektaklit jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë. Vetëm pak kohë më parë ajo mori kurorën e bukuroshes shqiptare që do të përfaqësoj Shqipërinë në  kompeticionin botëror të‘’Miss Earth’’.

 Fotografia : Fatjon Repishti ; Make Up and Hair: Henri Koci & Sezer Hairstyle ; Veshjet : Star Atelier ; Lokacioni: Adorions Amor Palace

Shume vëmendje publike në vetëm pak kohë… Miss, modele, fotomodele, vajzë me shumë talente Ornella. Cila është formula që qëndron pas suksesit ?

Është e vërtetë dhe për të qenë e sinqertë nuk prisja gjithë këtë vëmendje publike dhe nuk është se ekziston një formulë ekzakte për tu ndjekur, por duke qenë se brenda një kohe të shkurtër falë pamjes, talenteve ,formimit tim akademik dhe aftësive të mija arrita të jem një Miss, Modele dhe Fotomodele, të gjitha këto bashkë dhe koha digjitale që po jetojmë, ku çdo gjë brenda pak sekondash shkon tek audienca, bënë që të isha në qendër të vëmendjes në çdo kohë dhe kudo..!

Ornella Karruku – Shqiptarja e ‘’Miss Earth’’ 1Mund të na tregoni më shumë për projektin tuaj te fundit, ku u shpallet “Miss Earth’’ dhe pjesëmarrjen tuaj në kompeticionin botëror të “Miss Earth” ?

Pjesëmarrja në projektin tim të fundit ku u shpalla dhe “Miss Earth ” më bëri të përjetoja një emocion që kurrë nuk  e kisha ndjerë më parë, pasi  thjeshtë pjesëmarrja të jep një ndjesi te veçantë ku të duket sikur ti po i jep vlerë shtesë vetes, pastaj të mos flasim për marrjen e një çmimi si ” Miss Earth” që të bën të ndihesh ouw… një emocion ndryshe.

Si ka qenë kjo verë për ju ? Cilat kanë qenë prioritetet ?

Kjo verë më kaloi midis Shqipërisë dhe Italisë, kryesisht pushime në Jug me familjen dhe shoqërinë . Gjatë kësaj kohe isha edhe në Itali ku realizova një projekt që është surprizë. Për momentin vetëm kaq mund të themi.

Ju kemi parë gjithë kohën aktive nëpër rrjetet sociale , njerëzit ju komentojnë, ju duan. Çfarë raporti keni me famën?

Vetë koha që po jetojmë dashur pa dashur, sikur na e imponon prezencën tonë nëpër rrjete sociale pasi dhe vetë ndjekësit tanë fundja këtë duan, prezencën tone. Kam marr komente pa fund dhe dua t’i falenderoj të gjithë, pasi kam marr vetëm komente pozitive dhe motivuese duke u bërë kësisoj edhe një mbështetje për mua.

Cilat janë këshillat që do u jepnit vajzave që e dëshirojnë një karrierë si tuajën,  si mund ta gjejnë ato suksesin ?

Këshilla ime për vajzat që dëshirojnë një karrierë si timen apo akoma edhe më shumë është që nuk ka asgjë të paarritshme nëse ato vërtetë e duan, kanë guximin, vullnetin dhe dëshirën e mirë për ta arritur atë.  Të mos dorëzohen kurrë por të ndjekin ëndrrat e tyre dhe duke mos dalë nga vetja  pasi ,të jesh femër në karrierë dhe e realizuar në Shqipëri nuk është fort e lehtë.

Cilat kane qenë sfidat më të mëdha në jetën tuaj dhe cili ka qenë personi më suportues që ju ka mbështetur gjithmonë ?

Një ndër sfidat më të mëdha të jetës time ka qenë vendimi për të lënë Gjermaninë për të jetuar në Shqipëri, për të filluar gjithçka nga zero, ku në fillim i kisha të gjithë kundra. Personi i cili më ka mbështetur e qëndruar pranë gjithmonë në çdo formë e dimension ka qenë ime më, saqë edhe aktualisht po jeton këtu në Shqipëri me mua dhe e falenderoj shumë.

Si do e përshkruanit marrëdhënien tuaj me familjen ?

Marrëdhënia ime me familjen ka qenë gjithmonë perfekte, megjithëse lindur dhe rritur në Gjermani, prindërit na kanë mësuar edukuar gjithmonë që familja është gjëja më e rëndësishme në jetë dhe ne jemi rritur me këtë fryme.

Cila është ambicia më e madhe në jetë e Ornella Karrukut  ?

Ambicia ime është të bëhem një Businesswoman e suksesshme në fushën e modës dhe make-up.

Çfarë është projektuar për sezonin e ri te vjeshtës? Cilat janë projektet në perspektivë?

Per momentin jam duke u marrë me përgatitjet e përfaqësimit të Shqipërisë në ”Miss Earth” që do zhvillohet në Filipine.

Si është bilanci personal i Ornellës, a është sot ajo çka ka dëshiruar të bëhet që kur ishte e vogël ?

Me vitet kanë ndryshuar edhe qëllimet , por gjithësesi jam shumë e lumtur për çfarë kam arritur dhe për personin që unë jam sot.

Çfarë është e bukura për Ornellën dhe sa kujdeset për fizikun e saj ?

Besoj se bukuria e vërtetë është një shkëlqim i shpirtit, që ka karakter, mirësi ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve, është forcë dhe vetëbesim të dish se me apo pa grim bukuria e vërtete je ti. Të jesh e lumtur dhe e dobishme, e sigurtë e jo paragjykuese. Sa për fizikun mundohem të ushqehem sa më shëndetshëm e të merrem me aktivitet sportiv.

Raporti që keni me modën? Sa këpucë numëron garderoba juaj ?  Marka e preferuar, stili i preferuar ?

Me thënë te drejtën s’është se i kam numëruar ndonjëherë këpucët po duhet të jenë mbi 100 palë. Marka ime e preferuar është Louis Vuitton sepse është klasike dhe nuk del kurë nga moda.

Ornella Karruku – Shqiptarja e ‘’Miss Earth’’ 5Ju jetoni mes Gjermanisë dhe Shqipërisë. Na tregoni diçka më shumë për këtë? Ku ju pëlqen të jetoni dhe pse?

Edhe se kam lindur e rritur në Gjermani, qëkur kam ardhur për herë të parë këtu në moshën 11-vjeçare, u dashurova me ketë vend, dhe i thoja prindërve që një ditë kur të rritem do të vijë të jetoj në Shqipëri, dhe ashtu ndodhi. Në vitin 2019 vendosa të largohem nga Gjermania e të jetoj këtu, edhe pse nuk ishte shumë e lehtë për faktin që isha larg familjes dhe gjuhën nuk e zotëroja aq mirë. Çfarë më pëlqen më shumë në Shqipëri janë njerëzit , klima dhe ushqimi.

Ornella Karruku – Shqiptarja e ‘’Miss Earth’’ 6

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *