DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Ornella Muti mbërrin në Shqipëri me ftesë të producentit Sokol Guga (Fotot)

Shpërndaje

Ylli i kinemasë italiane Ornella Muti për herë të parë mbrëmjen e djeshme ka shkelur tokën shqiptare, teksa do të jetë e ftuara speciale e spektaklit ‘’Krishtlindje në Tiranë’’, një produksion ekskluziv i Sokol Gugës, i cili do të vijë mbrëmjen e 25 dhjetorit në Klan Plus për të dhuruar një buqetë muzikore, argëtim dhe show të përmasave  artistike për ta bërë mbrëmjen tuaj të Krishtlindjeve edhe më të bukur.

Ka qenë vetë producenti i cili ka ndarë në mediat sociale disa fotografi gjatë takimit me aktoren ikonike italiane.

Pjesë e show-t do të jenë edhe këngëtari i njohur italian Alex Palmieri , si edhe disa nga artistet më në zë të muzikës shqiptare si : Manjola Nalllbani, Eranda Liabohova, Rosela Gjylbegu dhe Marsela Çibukaj.

Ornella Muti, sot 65-vjeçare vazhdon të jetë një nga gratë më me influencë të të gjitha kohërave, një frymëzim për shumë breza në Itali dhe jashtë saj, ikonë e modës dhe stilit, gruaja e ‘’ëmbël’’ e rrethuar nga një madhështi, mister dhe admirim global.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqSQ