DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Pak orë përpara finales, Mbretëresha Elisabeth II i dërgon letër trajnerit të Anglisë

Shpërndaje

Ndërsa  vetëm pak orë na ndajnë nga finalja e madhe Itali – Angli për ‘’Euro 2020’’ në të dyja vendet emocionet dhe pritshmëritë janë të mëdha. Të gjithë duket se janë të përshirë me emocionet e kësaj feste të futbollit, përfshirë këtu dhe Mbretëresha Elisabeth II.

Ajo i dërgoi një letër trajnerit të Anglisë, Gareth Southgate, të shtunën duke i uruar ekipit fat përpara finales së saj të parë në ‘Euro 2020’.

53 vjet më parë isha me fat që i prezantova Kupën e Botës Bobby Moore dhe pashë se çfarë do të thoshte për lojtarët, drejtuesit dhe stafin ndihmës për të arritur dhe fituar finalen e një turneu të madh ndërkombëtar të futbollit”, shkroi Mbretëresha Elizabeth.

Pak orë përpara finales, Mbretëresha Elisabeth II i dërgon letër trajnerit të Anglisë 1Unë dua të dërgoj urimet e mia dhe të familjes time për të gjithë ju për arritjen në finale të Kampionatit Evropian, dhe të dërgoj urimet e mia më të mira për nesër me shpresën që historia të regjistrojë jo vetëm suksesin tuaj, por edhe shpirtin, angazhimin dhe krenarinë tuaj”.

E gjithë Anglia pritet të akordohet në finalen e mbrëmjes së sotme në Wembley të Londrës, stadiumi i cili do të mirëpres rreth 65,000 tifozë.

Nuk dihet nëse Mbretëresha do ti bashkohet familjes për ta parë nga afër këtë sfidë historike ( kjo edhe për shkak të gjendjes së saj shëndetësore dhe situatës me Covid-19 – shkruajnë mediat angleze) por e sigurt është që aty nuk do të mungojë William, kryeministri Boris Johnson dhe personalitete të tjera britanike.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *