Pallati Buckingham publikon foton e rrallë të Princit Philip me shtatë stërnipërit e tyre
Shpërndaje

Familja Mbretërore Britanike është kthyer pas në kohërat e bukura teksa ka postuar një imazh të papublikuar më parë të Philip-it dhe gruas së tij, Mbretëreshës Elizabeta II, duke pozuar me shtatë stërnipërit e tyre në Skoci.
Imazhi është realizuar në 2018-ën nga Kate Middleton, e cila ka realizuar disa portrete zyrtare për familjen.
Po ashtu në një tjetër imazh të publikuar në llogarinë e Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit në twitter, thuhet: “Sot ne ndajmë së bashku me anëtarët e RoyalFamily, fotografitë e Dukës së Edinburgut, duke e kujtuar atë si një baba, gjysh dhe stërgjysh”.