Pas 5 dekadash, Paul Mccartney thyen heshtjen: Ja kush e shkaktoi ndarjes e ‘The Beatles’
Shpërndaje

Ndarja e grupit legjendar ‘The Beatles’ eshte nje prej ngjarjeve me te komentuara ne historine e muzikes.
Për më shumë se 50 vite historia e muzikës rock e përshkroi Paul McCartney-n si shkaktarin kryesor qe nderpreu rrugetimin muzikor te grupit me me ndikim te te gjitha koherave qe solli revolucion ne muzike. Por McCartney në një intervistë te fundit per BBC Radio 4 që do të transmetohet më 24 Tetor ka thënë se nuk e ka nxitur ai ndarjen.
Sipas tij ishte John Lennon dhe lidhja e tij me Yokon, arsyeja kryesore qe ndikoi ne ndarjen e grupit.
Ndërsa paqartësia se kush e shkaktoi ndarjen erdhi si pasojë e faktit që menaxheri i ri i grupit, Allen Klein, u tha atyre të heshtnin, teksa të përfundonin disa marrëveshje biznesi.
‘The Beatles’, u formua në Liverpool në vitin 1960 nga John Lennon, Paul McCartney, George Harrison dhe Ringo Starr