Pas afro 2 vitesh, Rihanna mbyll markën e modës FENTY
Shpërndaje

Grupi i produkteve luksoze LVMH dhe këngëtarja Rihanna janë dakordësuar të mbyllin markën e saj të modës Fenty deri në një moment të dytë, kur të arrihet një kualitet më i mirë. Linja e veshjeve Fenty filloi në pranverën e vitit 2019. Por nuk ka pasur asnjë postim në llogarinë e markës në Instagram që nga fillimi i këtij viti dhe asnjë koleksion i ri nuk është shfaqur që nga nëntori i vitit të kaluar.
Ylli i muzikës nga ana tjetër do të vazhdojë të prodhojë linjën e të brendshmeve ‘’Savage X Fenty’’ dhe dy linjat e kozmetikës ‘’Fenty Beauty’’ dhe ‘’Fenty Skin’’.
Analistët e modës janë shprehur se çmimet e etiketës Fenty ishin shumë të larta dhe kjo mund të jetë një nga shkaqet që ato nuk i kanë përmbushur aspiratat e shitjes.