Pas divorcit të bujshëm, Bill dhe Melinda Gates bëhen bashkë në dasmën e vajzës së tyre
Shpërndaje

Jennifer Gates , vajza e biznesmenit miliarder Bill Gates dhe Melinda French Gates,ka kurorëzuar në martesë dashurinë e saj me Nayel Nassar, një milioner nga Egjipti në Westchester County, New York.
“Jennifer është shumë e lidhur me nënën e saj. Melinda është një pjesë e madhe e përgatitjeve të dasmës”, tha një burim për ‘’People’’ i cili theksoi gjithastu se ditën para martesës 25-vjeçarja e kaloi në shoqërinë e familjarëve dhe kryesisht nënës së saj.
Në këtë ditë të veçantë të vajzës së tyre, nuk mund të mungonin as Bill dhe Melinda Gates.
Çifti, të cilët u divorcuan në gusht të këtij viti, pas 27 vitesh martesë, u panë së bashku duke u takuar me mysafirët në një darkë provash, përpara dasmës së vajzës së tyre.