DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Pas dy vitesh mungesë, Ermal Meta rikthehet në SANREMO 2021

Shpërndaje

‘’Un milione di cose da dirti’’ do të jetë kënga me të cilën këngëtari shqiptar Ermal Meta do të marrë pjesë në Sanremo 2021.

“Jeta është një udhëtim i mrekullueshëm, por të dish të kthehesh në shtëpi është gjithçka”, shkruan Ermal Meta në postimin e tij në rrjetet sociale ku bën të ditur dhe pjesëmarrjen në kompeticionin më të famshëm të muzikës italiane.

‘’Gjithmonë ekziston një arsye e vlefshme për të marrë pjesë në Sanremo” – është shprehur Meta. Kjo është hera e tretë që ai bëhet pjesë e spektaklit të muzikës së lehtë italiane.

Meta rikthehet pas dy vitesh mungesë në Sanremo. Në edicionin e vitit 2018 ai rrëmbeu çmimin e parë së bashku me Fabrizio Moro me këngën ‘’Non mi avete fatto niente’’. Disa muaj më vonë në garën e Eurovision, Ermali dhe Moro arritën vendin e pestë. Ndërkaq albumi i ri i Ermalit do të publikohet në pranverën e 2021.

Sanremo 2021 do të zhvillohet në datat 2-6 mars dhe në garë do të jenë 26 këngëtarë të mëdhenj dhe tetë artistë të rinj. Prezantimi i është besuar Amadeus-it së bashku me Fiorello-n.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *