Pas eliminimit të Zvicrës nga ‘’Euro 2020’’, Granit Xhaka shijon pushimet me familjen
Shpërndaje

Ylli i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka është bashkuar në pushime me familjen tij, pas eliminimit të kësaj të fundit nga ‘’Euro 2020’’ . Edhe pse tregoi se dinë të dhurojnë spektakël, Zvicra nuk ia doli të shkonte më larg se 1/8 e finales.
Megjithatë vlerësimet për kapitenin Xhaka dhe performancën që bëri me ekipin e Zvicrës kanë qenë gjithnjë pozitive. Së fundmi, ai ka shpërndarë një fotografi së fundmi në rrjete sociale ku shfaqet përkrah partneres së tij, Leonita Lekajt.
Çifti të cilët janë prindër të dy vajzave Ayana dhe Laneya duken në formë të mirë dhe të lumtur përkrahë njëri-tjetrit.
“Gruaja ime, gjithçka e imja”, kanë qenë fjalët dedikuese të Xhakës në fotografinë e postuar në Instagram.
View this post on Instagram